Kthesa problematike në rrugën që lidh Vilunin me Velipojën , ku 2 vite më parë mbeten të vdekur 5 persona, vijon të mbetet e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.

Megjithë jehonën që bënë ngjarjet tragjike të njëpasnjëshme në vitin 2016 ndarëset e rrugës me kanalin janë një fenomen që ende nuk ka marrë zgjidhje.

Institucionet përgjegjëse kanë vendosur disa goma automjetesh dhe tabela fosforishente për natën, por situata në orët e vona bëhet e rrezikshme pasi kjo rrugë nuk ka ndriçim dhe rreziku mbetet evident për çdo drejtues automjeti, kryesisht për ato që nuk e njohin këtë rrugë.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve që frekuentojnë zonën jashtë kamaras thonë se e kanë ngritur si shqetësim dhe bëjnë thirrje që autoritetet të marrin masa serioze që aksidente të tilla të mos përsëriten më.

Segmenti rrugor nga plazhi i Velipojës në drejtim të Vilunit i mori jetën në majin e 2016 , 23- vjecarit Elsid Leva nga Shkodra pasi humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në ujërat e kanalit të Vilunit, pranë zonës së hidrovorit.

Ndërkohë në gushtin e atij viti kjo rrugë i mori jetën 4 shtetasve të tjerë, dy të rinjve nga Lezha Besmir Kola dhe Artenisa Peraj të cilit pas pak ditësh donin që të martoheshin, bashkë me ta humbën jetën edhe 2 miqtë e tyre italian po të rinj në moshë.

Në këtë vend është vendosur edhe lapidari në përkujtim të viktimave

Ky segment nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasafaltuar dhe pa mbrojtje për pjesën më të rrezikshme për të njoftuar përdoruesit e rrugës për vijueshmërinë e këtij segmenti.

Në atë kohë edhe policia e Shkodrës doli në përfundimin se 2 aksidentet tragjike u shkaktuan si pasojë e rrugës e cila nuk plotëson standartet.

Megjithatë burime nga Bashkia e Shkodrës bënë të ditur për Star Plus se brenda një kohe të shkurtër në këtë rrugë do të nis puna për rikonstruksionine saj ku është parashikuar edhe një pritë prej betoni ose metalike, në pjesën e kthesës së rrezikshme.

 

Artikulli paraprakBASHKIA E SHKODRËS PASTRON VELIPOJËN
Artikulli tjetërTRIUMFON VLLAZNIA NË GJYSMËFINALEN NDAJ TEUTËS