E premtuar për tu ndërtuar në cdo fushatë elektorale rruga e “Mandave” në lagjen “Guerrile” vazhdon të jetë jashtë cdo standarti.

E ndodhur në periferi të Shkodres, ajo rrugicë edhe në këtë periudhë është e mbushur me gropa uji.Ndërsa ujrat e zeza që bashkohen me ato të bardha notojnë në sipërfaqe, ku përpos erës së rëndë rrezikojnë edhe shëndetin e banorëve. Këta të fundit tregojnë se janë tërësisht të zhgënyer nga premtimet që i janë bërë në këmbim të votës Janë rreth 300 banorë të cilët qarkullojnë aty çdo ditë. Përveç mjeteve motorike veshtirësi të madhe kanë dhe fëmijët, të cilët nuk kanë vend tjetër argëtimi, përvec asaj rrugice e po ashtu mosha e trete që në shumë raste detyrohen të qëndrojnë brenda banesave të tyre, për shkak të amortizimit të plotë rrugës

Artikulli paraprakHAFIZI PËR REFERENDUMIN E PS, JA PSE DUHET HAPEN KUTITË
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, TË FTUARIT: VLLAZNIA ZHGËNJEU NDAJ TEUTËS