E amortizuar prej thuajse 25 vitesh rruga e Paqes në qytetin e Shkodrës është kthyer në një pellg me ujë.

E ndodhur në unazën lindore rrugicat atje nuk janë të asfaltuara dhe janë krijuar gropa të mëdha me ujë. Banorët shprehen të shqetësuar . Si shkak i amortizimit tek rruga e Paqes dhe Besa Shqiptare lëvizja është e vështirë. Banorët kanë kërkuar që pushteti vendor të investojë në atë segment por deri më tani kjo nuk ka ndodhur. Edhe pse jetojnë një numër i konsiderueshëm banorësh prej 25 vitesh kanë marrë vetëm premtime ndërsa gjatë dimrit kalimi është një mundim më vete për ta.