Rruga e Prekalit është një nja akset e vështira për të lëvizur gjatë dimrit për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve. Administratori I njësisë Postribë, Altin Shabaj bën të ditur se tashmë ka nisur faza e mirëmbajtjes së kësaj rruge, për të siguruar lëvizjen e sigurtë të banorëve të zonës por edhe të kalimtarëve që lidhen me fshatrat e Dukagjinit.

Administratori shton se pastrimi I rrugës nga rrëshqitjet e gurëve do të bëhet sa herë të jetë I nevojshëm, por kërkohet edhe angazhimi I banorëve të zonës për mirëmbajtjen e rrugës pranë banesave të tyre.

Rruga e Prekalit, e gjatë 15 km nuk I shërben vetëm banorëve të njësisë Postribë por edhe banorëve të 3 fshatrave të njësisë Dukagjin. Gjatë dimrit paraqiten problematikat më të mëdha, ku si shkak I reshjeve të shiut rruga bllokohet nga rrëshqitja e gurëve dhe dherave të cilët rrezikojnë jetën e kalimtarëve.

 

Artikulli paraprakARRESTOHET NOIZY NË KOSOVË, JA PËR ÇFARË
Artikulli tjetërSHKODËR, 6 MIJË PERSONA MARRIN DOZËN E TRETË TË VAKSINËS