Këtë të shtunë, ashtu si çdo fundjvë tjetër, shtohet fluksi I mjeteve që lëvizin në aksin rrugor Shkodër – Bërdicë e Madhe. Të shumtë janë qytetarët shkodranë, por edhe pushues nga Kosova të cilët frekuntojnë plazhin e Velipojës.

Problem në këtë aks rrugor mbetet shpejtësia e të cilën lëvizin drejtuesit e automjeteve. Kjo rrugë është e pozicionuar në mes të një zone banimi dhe banorëve u duhet të kalojnë përmes saj për të mbërritur në tokat e tyre, duke rrezikuar jetën.

Të shpeshta kanë qenë aksidentet rrugore të regjistruara në rrugë ne re të Velipojës prej fillimit të këtij sezoni turistik. Shpesh herë banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve dhe prezencën e patrullave të policisë rrugore por e vetmja patrullë është e pozicionuar në hyrje të Shkodrës, në zonën e njohur si Harku I Bërdicës.

Në rrugët jashtqytetase maksimumi i shpejtësisë është 80 km në orë, por një pjesë e përdoruesve të rrugës e shkelin rregulloren.

Parakalimi I gabuar, tejkalimi I shpejtësisë, mungesa e sinjalistikës vertikale janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve në këtë aks rrugor, por pavarësisht rrezikut të paraqitur sërish mungon ndërgjegjësimi nga drejtuesit e mjeteve e po ashtu edhe Policisë Rrugore