Rruga e Rinasit është rihapur me dy sense lëvizjeje, pas një proteste katër ditore të banorëve të zonës, të cilët kundërshtuan qarkullimin me një sens lëvizje.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ku u shpreh se është i kënaqur që zëri i tij si përfaqësues i banorëve të Shkodrës, iu bashkua protestuesve që detyruan ARRSH-në dhe qeverinë të tërhiqej nga një vendim i pamenduar.

Ai shtoi se arrogancës shtetërore ndaj çdo individi duhet t’i jepet fund.

POSTIMI I BARDH SPAHISË
Jam shumë i kënaqur që zëri im si përfaqësues i banorëve të Shkodrës, i’u bashkua protestuesve që detyruan ARRSH-në dhe qeverinë të tërhiqej nga një vendim i pamenduar, i cili siç kuptohej lehtësisht, rezultoj i dëmshëm. Arrogancës shtetërore ndaj çdo individi duhet t’i jepet fund.
Shqiptarët të bashkuar, fitojnë gjithmonë! Mirënjohje të gjithëve!