
I kthyer në burim aksidentesh edhe me pasoja në jetë njerëzish, aksi Lezhë-Shëngjin nuk i plotëson standartet dhe në këto kushte drejtuesit e automjeteve duhet të lëvizin me kujdes.Kështu shprehet eksperti i Sigurisë Rrugore Rrok Lelçaj, sipas të cilit ky segmenti i cili gjatë veres përballet me fluks të lartë automjetesh, është i ngushtë dhe mungon sinjalistika.
Eksperti i Sigurisë Rrugore Rrok Lelçaj, ka një thirrje për autoritetet përgjegjëse që ti kthejnë sytë nga ky aks rrugor i cili po merr jete njerëzish.
Aksidenti më i fundit në rrugen Lezhë-Shëngjin u regjistrua pasditen e 12 shkurtit, ku nga përplasja e një autoveture me një kamion humben jeten një çift bashkëshortesh si dhe mbeti i plagosur drejtuesi i kamionit.