Në fshatin Grudë e Re, rruga të cilën fëmijët përshkojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë vijon të jetë e amortizuar prej më shumë se 30 vitesh. Prindërit tregojnë se sa herë ka reshje shiu rruga bëhet pothuajse e pakalueshme, sidomos për fëmijët e vegjel. Pavarësisht premtimeve që kanë marr ndër vite, banorët thonë se deri më sot nuk është marrë asnjë masë për të përmirësuar infrastrukturen rrugore në këtë fshat.

Banorët i bëjn thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për zgjidhjen e këtij problem tejet shqetësues për ta.

Qindra familje në fshatin Grudë e Re vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore prej vitesh. Ata thonë se institucionet përgjegjëse nuk merren me zgjidhjen e problemeve që fshati ka, dhe se kujtohen për ta vetëm në kohë fushate

Artikulli paraprakEUROPIANI U-16 NË BOKS
Artikulli tjetërAUTOBUSI KËPUT TELAT ELEKTRIK, RREZIK PËR KALIMTARËT