
Shpejtësia e madhe dhe mos respektimi i sinjalistikës rrugore është një problem i hershëm gjatë lëvizjes në rrugën e re të fshatit Bërdicë. Pavarësisht aksidenteve të shumta në këtë zonë, duket se ende mungon ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve për të lëvizur me kujdes në këtë aks rrugor që ka regjistruar shumë viktima si shkak i pakujdesisë.
Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë pasi lidh Shkodrën me shumë fshatra të Nënshkodrës. Ndërkohë që është e vetmja urë lidhëse me pikën turistike të Velipojës, ndaj është e pajustifikueshme se përse institucionet tregohen indiferenete, pasi rreziku që paraqitet gjatë lëvizjes në këtë rrugë është i lartë.