Kjo është rruga e vetme ku duhet të kalohet për të shkuar në spitalin e Koplikut në Malësi të Madhe. Vështirësite për të kaluar në këtë rrugë janë të mëdha thonë banorët per shkak te amortizimit te atij aksi. Nevoja për t’u vizituar i bën që të vijnë në këtë spital banoret atje.

Duke qënë se kjo situatë vazhdon e njëjtë prej shumë kohësh i ka bërë banorët që të humbin shpresat dhe të mos dijnë më kujt t’i drejtohen për zgjidhjen e kësaj situate.

Përveç mungesës së infrastrukturës ajo çfarë duket shqetësuese është dhe ngushtësia e rrugës. Kjo rrugë është një kalimshme që kufizon lëvizjen e automjeteve në një kohë ku rastet urgjente janë jo të pakta.