Rruga e Thethit brënda dy ditësh do të jetë e hapur.

Një fakt i tillë është pranuar nga vetë, Drejtori i Autoritetit kombetar Rrugor, Afrim Qendro, i cili deklaroi se ARRSH ka ndërhyrë, pas kërkesës së prefektit të Shkodrës pasi kjo zonë është e izoluar prej ditësh.

Një ditë më parë në zonën e Qafë Thores ka qënë prezent vetë prefekti Cesk Millja se bashku me drejtorin e ARRSH ne Shkodër, të cilët inspektuan punën që po kryhet në zhbllokimin e këtij aksi rrugor që lë të izoluar mbi 200 banorë në Theth.