
Prej vitesh rruga e varrezave të qytetit në Golem vijon të jetë e amortizuar. Lëvizja në këtë rrugë është tejet e vështirë. Në ditët me shi kalimtarët e kanë pothuajse të pamundur të lëvizin për shkak të prezencës së ujit në rrugë. Një situtatë e tillë është ngritur si shqetësim prej vitesh por deri më tani banorët thonë se nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse pavarësisht nevojës urgjente për ndërhyrje.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për rikonstruksionin e kësaj rruge e cila lidh disa fshatra. Ata tregojnë se kalimi në këtë rrugë është një sfidë me të cilën duhet të përballen çdo ditë. Më e vështirë për ta është në ditët me shi pasi rruga mbulohet nga uji.