Kur na ndajnë edhe pak muaj në nga nisa e sezonit turistik, rruga e Velipojës, pikës kryesore turistike ne Bashkine e Shkodrës, vijon të jetë në gjendje të mjeruar.

Premtime pa fund, projekte të cilat flenë në sirtarët e institucioneve, e ende sot asnjë inisiativë për ta kthyer këtë rrugë në kushtet optimal. Në hyrje të rrugës, nga Shkodra në drejtim të Velipojës vijon te ngelet e vendosur një tabele që thekson se dikush do të kujtohet për mirembajtjen e këtij aksi, ku janë të përcaktuara qartë edhe vlerat monetare, por se kur do të vihet në zbatim një investim i tillë kjo duket se ende duhet të presim.

Një vit me parë, drejtuesit e automjeteve ngritën më forcë zërin e tyre, qe ky segment të rikonstrukstohet, ndërkohe që nuk munguan as premtimet nga qeveria qe ky segment do të ishte pjese e rikonstruksionit të plotë. Për pak ditë, ARRSH nisi edhe rikonstruksionin e disa prej pjesëve më të dëmtuara, në kulmin e sezonit turistik, ndërkohe që sot, kur jemi në mars askush nuk kujtohet së paku për të nisur punimet, apo sic ndodh rëndom, në Shkodër, investimet behen ne kulmin e sezonit turistik.