Kjo është rruga e Vilunit, më pak se 100 metër larg vijës bregdetare të Velipojës që prej vitesh është lënë në harresë të plotë.

Janë rreth 1.2 km aks rrugor që lidhen me qendrën e plazhit të Velipojës dhe me zonën e njohur si hidrovori, pikë tejet problematike për shkak të aksidenteve të shumta rrugore të ndodhura aty. Gjatë sezonit turistik, lëvizja për mijëra pushues bëhet e vështirë për shkak të sasisë së madhe të pluhurit.

Sinjalistika mungon totalisht, pavarësisht se në rrugën e Vilunit janë disa kryqëzime që lidhin rrugën kryesore më vendpushimet e turistëve. Banorët konstatojnë se në rrugë ka pak ndriçim gjatë natës, ç’ka e bën të jetë larg një pike turistike me kushte të përshtatshme. Rrjeti i ujërave të zeza gjithashtu mungon totalisht përgjatë rrugës së Vilunit. Të vetmit që kanë investuar janë bizneset në afërsi të plazhit, që kanë shtruar dhe rehabilituar hapësirën përreth pallateve.

Pak kohë më parë, përfaqësues të njësisë administrative deklaruan për mediat se është hartuar një projekt për të bërë rikonstruktimin e plotë të rrugës së Vilunit, ndërsa janë në pritje të financimit. Pavarësisht nëse projekti do të financiohet apo jo, çdo pushues që kalon përmes rrugës së Vilunit në Velipojë, do të përballet me praninë e madhe të pluhurit dhe mungesën e sinjalistikës bazë në rrugë.

Artikulli paraprakBASHA PAS RIZGJEDHJES NË KRYE TË PD-së
Artikulli tjetërJAVËN E ARDHSHME VLLAZNIA FIRMOS KONTRATAT E PARA?