Rikonstruksioni i rrugës së Vilunit në njësinë administrative të Velipojës është në varësi të fondit shqiptar të zhvillimit.

Në rast se alokohen fondet atëherë aksi i Vilunit në të cilin përshkohen një numër i madh pushuesit në plazhin e Velipojës mund të rikonstruktohet brenda një kohe të shkurtër në të kundërt atëherë duhet pritur viti i ardhshëm për ta parë të përfunduar.

Administratori i Velipojës Altin Kaçi shprehet se deri në fund të këtij muaji është në pritje të projektit. Këtë sezon turistik pritet që të ketë godinë për qendrën shëndetësore në Rrjoll ndryshe nga vitet e kaluara kur ky shërbim ka munguar aty.

Disa shërbime janë përmirësuar në plazhin e Velipojës gjë e cila pritet të ndikojë tek ardhja e më shumë turistëve dhe pushuesve gjatë muajve të verës.