
Rruga e vjetër e Bërdicës vijon prej vitesh të jetë në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e zonës. Ata shprehen se ky aks është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse, sidomos pas ndërtimit të rrugës së re që lidh Shkodrën me Velipojën. Sipas banorëve, në rrugë janë krijuar gropa të mëdha, të cilat vështirësojnë lëvizjen e automjeteve dhe rrisin rrezikun për aksidente.
Ata theksojnë se ndërhyrja është e domosdoshme në mënyrë që t’u vijë në ndihmë banorëve që prej kohësh e kanë ngritur këtë problem pasi situata është përkeqësuar ndjeshëm me kalimin e viteve.






