Dhjetra banorë në afërsi të unazës perëndimore në lagjen Kiras, pjesë e rrugës “Hamit Gjylbehu”, prej vitesj jetojnë mes baltës, gropave dhe ujit. Me fillimin e sezonit të shirave, jeta e tyre ka filluar sërish të vështirësohet.

Ndërkohë, sipas banorëve, prej kohësh nuk është ndërhyrë për përmirësimin e situatës.  Në këtë lagje, problematike janë gjithashtu edhe ndërtimet pa leje, të cilat kanë zaptuar një pjesë të madhe të rrugës, shtesa që vështirësojnë kalimin e automjeteve, sidomos të urgjencës dhe zjarrfikëses. Banorët shprehen se ka patur disa raste zjarresh, në të cilat ndërhyrja ka qenë thuajse e pamundur.

Në këtë rrugë nuk është ndëryrë asnjëherë që prej kohës së sistemit kominist. Akoma vazhdojn të shihen mbetjet e amortizuara të asfaltit të shtruar në atë kohë të largët.