Ishte kjo deklarata që bëri në Tetor të vitit të kaluar kreu I bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj i cili tha shprehimisht se shumë shpejt pritet që të nisë puna në aksin Koplik-Dedaj.

Por kur kanë kaluar rreth 4 muaj nga ajo cfar Marinaj deklaroi, rruga vazhdon të degradojë si mos më keq. Nga të gjithë pushtetarët vendor, deputet e ish kryetar të kësaj bashkie kohë më parë është premtuar vecanërisht sa herë që ka patur fushata elektorale për rikonstruksionin e rrugës Koplik-Dedaj .

Ndërkohë në realitet është krejt ndryshe ku edhe viti 2020 ka gjasa të shkojë si vitet e tjera dhe kjo rrugë të mbetet e njëtë.

Ndaj Rruga nacionale Koplik – Dedaj dhe Dedaj – Razëm vijon që të jetë në gjendje të amortizuar.Rruga ka një rëndësi të madhe për turizmin sepse lidh Shkodrën me 4 pika turistike sic janë Boga, Razma, Reci dhe ThethiRruga ka dhe një funksionon tjetër. Ajo është lidhja e prodhuesve me tregjet e vendit e më gjërë pasi zona është e shquar për prodhimin e bimëvë medicinale.

Per vite me radhe zona e Malesise se Madhe është hasur me mjaft problematika.Nga ana tjetër udhëtarët të cilët pëshkojnë këtë rrugë cdo ditë janë të shumtë duke qënë se shkojnë për të vizituar të afërmit e tyre në Burgun e Recit.

Segmenti i rruges Koplik- Dedaj vashdon të qëndrojë në pritje të nisjes së rikonstruksionin derisa Fondi Shqiptar I Zhvillimit të hedhë fondet për të invenstuar në rikonstruksionin e plotë të saj.