
Aksi rrugor që lidh dy njësitë administrative Rrethina dhe Postribë, konkretisht segmenti mes fshtrave Myselim dhe Bardhaj, ndodhet në gjendje të rënduar infrastrukturore. Mungesa e kanalizimeve bënë që uji vaditës të vërshojë mbi rrugë, ndërsa një problematikë është edhe mungesa e menaxhimit të mbetjeve.
Për qindra banorë të këtyre dy njësive administrative, ky segment është i rëndësishëm pasi shërben për lidhjen e disa zonave.
Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve, pastrimit i mbetjeve dhe shtrimi i këtij aksi mbetet kërkesat emergjente per komunitetin përpara se ky segment te degradohet plotesisht.


