Në rrugën “Kupe Danje” të lagjes “Daniel Matlia” në Shkodër prej më shumë se 5 muajsh janë bërë ndërhyrje në atë rrugë, punime të cilat kanë mbetur të pa përfunduara duke u kthyer në një problem për kalimin e mjeteve motorike. Edhe pse banorët kanë bërë ankesë disa herë tek institucionet përgjëgjëse sërish askush nuk ka bërë diçka për zgjidhjen e këtij problemi.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të kryhen sa më parë punimet dhe të mos lihen kaq gjatë.

Kohët e fundit vihet re një rritje e rasteve të tilla në qytetin e Shkodrës që janë kthyer ne problem shqetësues për qytetarët pasi akset rrugore nuk përfundohen në kohën e duhur.

Artikulli paraprakBD SHKODËR, KANDIDATI ULDEDAJ KËRKON MBËSHTETJE
Artikulli tjetërPS BËRDICË, BEQAJ: BANORËT PËRFITUAN NË BUJQËSI