Këto janë disa nga fëmijët të cilët kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë në rrugën “Mehmet Shpendi” të lagjes “Dobraç i ri” të Shkodrës.

Prej më shumë se 20 vitesh kjo rrugë nuk ka njohur asnjë investim duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin në këtë aks të këmbësorëve por dhe mjeteve motorike. Fëmijët thonë se në ditët me shi prindërit e tyre duhet të lënë punen për t’i dërguar në shkollë.

Pavarësisht ankesave askush deri më tani nuk ka bërë diçka për rikonstruksionin e rrugës.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problem.

Në rrugën” Mehmet Shpendi” në lagjen “Dobraç i ri” në Shkodër jetojnë më shumë se 500 familje të cilët shpresojnë që ky problem të zgjidhet sa më parë.