Rruga “Mehmet Shpendi” në lagjen “Dobraç i ri” të Shkodrës prej vitesh ndodhet në një gjendje të amortizuar, duke u kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për banorët e zonës. Banorët shprehen se në ditët me shi lëvizja bëhet tejet e vështirë si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet, ndërsa theksojnë se kjo situatë vazhdon prej vitesh pa u ndërmarrë asnjë masë konkrete për riparim apo rikonstruksion.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë për rikonstruksionin e plotë të rrugës.
Banorët shpresojnë që ky problem të marrë më në fund vëmendjen e duhur dhe rruga të rikonstruktohet, duke i dhënë fund vështirësive të përditshme me të cilat përballen.

Artikulli paraprakLEZHË, OSHEE NDËRHYRJE NË BARBULLOJË
Artikulli tjetërBEGAJ NË KUVENDIN E MAQEDONISË SË VERIUT: RAPORTI MES 2 VENDEVE TONA KA PATUR NDIKIM POZITIV DHE NË RAJON