
Rruga që lidh zonën Mes–Myselim–Bardhaj ndodhet në gjendje të rënduar dhe po shkon drejt shkatërrimit të plotë. Amortizimi i saj është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës, pasi bëhet fjalë për një aks mjaft të frekuentuar që lidh tre fshatra. Lëvizja në këtë rrugë është bërë tejet e vështirë si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet, për shkak të krijimit të gropave të mëdha dhe dëmtimeve të shumta në asfalt, të cilat paraqesin rrezik të vazhdueshëm.Banorët shprehen se situata kërkon një ndërhyrje të domosdoshme dhe të menjëhershme nga institucionet përkatëse.banorët e zonës apelojnë që zëri i tyre të dëgjohet sa më parë, pasi përmirësimi i kësaj rruge do të lehtësonte ndjeshëm lëvizjen dhe do të rriste sigurinë për të gjithë përdoruesit e saj






