Rruga në Dobraç të Ri prej 30 vitesh është një problem i madh për banorët të cilët e kanë ngritur vazhdimisht shqetsim amortizimin e saj. Megjithatë, pavarësisht premtimeve të njëpasnjshme nga pushteti vendor, situata vetëm sa është përkeqësuar. Rruga në Dobraç të ri është kthyer në një makth të përditshëm për banorët të cilët përballen me vështirësi të mëdha për të lëvizur. Gropat e mëdha të mbuluara nga uji e kan bërë thuajse të pakalueshme këtë rrugë, duke shkaktuar një shqetsim serioz për banorët.

Sa here ka reshje shiu rruga behet e rrezikshme edhe per kembsoret. Shpesh here ka sjell edhe aksidente të vogla për këmbësoret qe perpiqen të kalojnë mes gropave. Ndërkohë rruga është bërë shkak edhe për dëmtimin e automjeteve. Banorët shprehen të indinjuar pas kamerave nga pushteti vendor duke theksuar se janë lodhur nga premtimet boshe ndër vite. Pavarësisht shqetsimeve të ngritura ndër vite ende nuk është marrë asnjë mas konkrete për shtrimin e rrugës.

Banorët kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse nuk ndërhyhet në rikonstruksionin e rrugës. Institucionet përgjegjëse ende nuk kanë reaguar për këtë shqetësim, duke lënë banorët në pritje. Mbetet për tu parë nëse zëri i banorve do të dëgjohet këtë herë apo rruga në Dobraç të Ri do të mbetet sërish peng i premtimeve.

Artikulli paraprakRAMA INSPEKTON PUNIMET NË RRUGËN SHIROKË- ZOGAJ: PRITET TË PËRFUNDOJË NË FUND TË VITIT
Artikulli tjetërPO PESHKONIN ME PAISJE ME ELEKTRICITET NË LIQENIN E SHKODRËS, PROCEDOHEN 2 SHTETAS