
Çdo ditë banorët e lagjes “Liria” në Shkodër janë të rrezikuar nga aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë së automjeteve mbi normat e lejuara. Rastet e aksidenteve rrugore në atë lagje të Shkodrës janë të shpeshta. Rreth një muaj më parë një i mitur u përplas nga një automjet që po kalonte me shpejtësi. Banorët kërkojnë të vendosen kufizues shpejtësie për të evituar aksidentet pasi më të rrezikuarit janë fëmijët apo të moshuarit.
Nga ana tjetër janë edhe kalimtarët e rastit që e përshkojnë këtë rrugë shprehen se duhen marrë masa që shpejtësia e mjeteve të ulet pasi rrezikohet jeta e çdo qytetari.
Rruga në lagjen “Liria” ka një fluks automjetesh për shkak të lidhjes së këtij segmenti me pikën turistike të Shirokës dhe Zogaj.






