Prej 3 muajsh, mungesa e energjisë elektrike ka lënë në errësirë qindra banorë të zonës. Qarkullimi gjatë orëve të natës është i vështirë sepse e gjithë gjatësia e rrugës ndodhet në errësirë të plotë. Një problem më të madh e kanë kalimtarët e po ashtu edhe drejtuesit e mjeteve të cilëve u duhet të lëvizin në kushte të tilla.

Errësira në këtë zonë si dhe pamundësia për të kaluar rrugën tek vizat e bardha për shumë nga banorët e zonës, në disa raste është bërë edhe burim aksidentesh.

Ndërkohë, në qendër të qytetit situata nuk paraqitet njësoj. Ndriçimi rrugor nuk është problem për qytetarët që lëvizin në rrugët kryesore të qytetit.

Artikulli paraprakVRASJA E 55-VJEÇARIT LAZER ARRA NE DUKAGJIN, GJYKATA LË NË ‘ARREST SHTEPIE’ KUSHERININ
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË MIRDITË, POLICIA IDENTIFIKON AUTORËT