
Rreth 1 km rrugë në fshatin Shtoj i Ri në njësinë adminsitrative Rrethina po shkon drejt amortizimit.
Në këtë rrugë ku jetojnë një numër i lartë banorësh shfaqen gropa të cilat vështirësojnë lëvizjen e automjeteve.
Banorët thonë se rreth 1 muaj më parë është ndërhyrë për prerjen e asfaltit dhe bërjen gati për shtrim por që nga ajo ditë nuk është ndërhyrë për rikonstruksionin e këtij segmenti
Në këtë segment rrugorë që lidhë dy fshatra Shtojin e Ri me Grudën krahas amortizimit banorët ankohen edhe për mungesën e mirëmbajtjes ku ferrat dhe bimësia shpesh herë bëhen probelem për fushpamjen e shoferëve të automjeteve.






