
Prej vitesh rruga që lidh qëndrën e Velipojës me fshatin e Vilunit ndodhet në një gjendje jot ë mirë.
Gropat e krijuara në mes të rrugës por edhe pluhuri që vjen si pasojë e lëvizijes së automjeteve janë disa nga shqetësimet për pushuesit.Gropat në disa vende vështirësojnë qarkullimin për mjetet e vogla.Nga ana tjetër mungesa I infrastrukturës po penalizon me dhjetra biznese që operojnë në atë zonë.Kjo rrugë kërkon fonde të mëdha duke nisur nga shtrimi e deri në , kanalet anësorë dhe infrastruktura nëntokësore me qëllim që uji I krijuar si nga shirat apo edhe nga vetë pronarët e objekteve private të shkarkohet nëpër tubacione dhe jot ë qëndrojë në rrugë për ditë me radhë.Nëse kjo nuk ndodh sa më parë harta e dëmtimit do të shtohet ditë pas dite. Është rreth 1 km rrugë e lënë në këtë gjendje pa investim dhe pa kujdesje.Rruga ka mbetur e njëjtë sic ka qënë para viteve 90.Nuk ka parametra bashkëkohore dhe standarte.Të vetmit që gjejnë mënyra për tu ankuar janë qytetarët e pafajshëm të cilët jashtë kameras pohojnë se kjo rrugë duhet të shtrohet sa më parë pasi cdo ditë ka një fluks të paparë lëvizje si nga makinat por edhe pushuesit.Tashmë një pjesë e rrugëve në zonat turistike janë shndërrur në një ferr të vërtetë ku cdo ditë happen gropa të cilat pengojnë komunikimin dhe po amortizojnë makinat.Ndërkohë që qeveria ndërmerr aksione ndëshkuese për qytetarët dhe bizneset, ka harruar të merret edhe me hallet e përditshme që ua bëjnë jetën e vështirë dhe të kushtueshme qytetarëve.Me dhjetra automjete kalojnë cdo ditë në rrugën që lidh qëndrën e plazhit të Velipojes me Vilunin.Rruga është si mos më keq, ndërsa tani ka ardhur koha që pushtetarët ti lënë fjalët dhe premtimet e të nisin punën për polotësimin e kërkesave legjitime te qytetetarëve të vet.






