Vetëm pak metra larg një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shkodër “Urës së Mesit”, pamja që të ofrohet është krejtësisht ndryshe nga ajo që presin turistët dhe banorët e zonës. Ky segment rrugor ndodhet sot në gjendje të degraduar infrastrukturore. Amortizimi i thellë, gropat e shumta dhe mungesa e plotë e sinjalistikës rrugore e kanë kthyer kalimin këtu në një sfidë të vërtetë për drejtuesit e mjeteve.

Përveç dëmeve të vazhdueshme në automjete, mungesa e elementeve bazë të sigurisë rrugore përbën një rrezik të përditshëm për aksidente, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes .

Pavarësisht se ky aks përshkohet çdo ditë nga banorë dhe vizitorë vendas e të huaj që i drejtohen monumentit historik, investimi për rehabilitimin e tij mungon prej kohësh.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme përpara se situata të përkeqësohet më tej.

https://youtu.be/WC1JlDAqyQs

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERISHA: RAMA SKEMË PIRAMIDALE ME FONDET PUBLIKE
Artikulli tjetërTRANSPORTONIN DRU PA DOKUMENTE, IKMT BLLOKON DY MJETE