Mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore prej vitesh vështirëson jetesën e shumë banorëve në njësinë administrative Gur I Zi. Në këtë njësi rruga që kalon përmes dy fshatrave, Bardhaj I Sipërm dhe Rrenc jo vetëm që nuk njeh investime në infrastrukturë por po bëhet pothuajse e pakalueshme me makinë apo mjete të tjerë motorike.

Për banorët shqetësim mbetet fakti që dhjetëra fëmijë kalojnë gjatë dimrit në këtë rrugë pothuajse 3 km për të shkuar në shkollë mes gropave me ujë dhe baltës që krijohet nga shiu.

Çdo fushatë zgjedhore është premtuar asfaltimi I rrugës, por gjendja aktuale tregon se të gjitha janë premtime të pambajtura shprehen banorët.

Në këtë zonë jetojnë qindra familje të dy fshatrave, të cilët për t’u lidhur sa më parë me qendrën e qytetit kalojnë në këtë rrugë. Disniveli që ka rruga bën që banorët të kenë vështirësi gjatë lëvizjes në biçikletë apo makinë në të gjitha stinët e vitit.