Ky është Nikolin Ruci banesa e të cilit bashkë me 100 shtëpi të tjera dhe varrezat e fshatit Bleran në Shkodër rrezikojnë që të përmbyten plotësisht gjatë muajve të dimrit. 42 vjeçari tregon se nga stuhia dhe reshjet e dendura të shiut të gjitha inertet që vijnë nga mali kanë mbushur kanalin që shërbente për kullimin e ujit duke rrezikuar që uji të përfundojë në banesa….

 

Nikolini tregon se shtëpinë e ka ndërtuar 18 vite më parë pasi erdhi nga malet e Tropojës për një jetë më të mirë. Sot është baba i katër fëmijëve dhe ende banesa e tij është proces legalizimi pa një dokument pronësie ndërsa të ardhurat janë shumë të pakta…

 

Kjo është rruga e fshatit, një aks i vjetër që lidhte dy reparte ushtarake e cila është shembur mbi 5 metër duke bërë që furgoni që merrte fëmijët e fshatit për në shkollë të mos ketë mundësi që të vijë më….

 

Pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Bleran ende nuk ka asnjë plan për të mos lejuar shembjen e mëtejshme të rrugës si dhe për të mbrojtur mbi 100 banesat që janë në atë zonë të rrezikuara nga përmbytjet. Pak ditë më parë në disa prej shtëpive kishte prezencë uji dhe dëme të konsiderueshme materiale. Stina e dimrit i lë plot ankth gjithë ata banorë të cilët nuk e dinë se cili do jetë fati i tyre.

Artikulli paraprakAMBASADORJA SUEDEZE: MBËSHTESIN DEMOKRACINË VENDORE
Artikulli tjetërFËMIJËT ROM NUK SHKOJNË NË SHKOLLË, LYPIN PËR BUKËN E GOJËS