Prej rreth 30 vitesh rruga “Rexhep Dizdari” në qytetin e Shkodrës nuk është rikonstruktuar. Ajo rrugicë prej shumë vitesh tashmë vijon që të jetë e amortizuar duke qenë se bashkia Shkodër nuk ka vënë dorë. Banorët e asaj zone shprehen se kanë vështirësi të mëdha me qarkullimin sidomos për fëmijët apo të moshuarit.

Banorët thonë se disa herë kanë kërkuar dhe iu është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet por deri më tani askush nuk i ka mbajtur premtimet dhe situata aty vijon e njëjtë. Edhe pse disa prej rrugicave të Shkodrës janë rikonstruktuar ende shumë të tjera kanë nevojë për ndërhyrje sepse qytetarët e kanë të vështirë të kalojnë sidomos në stinën e dimrit që është plot me reshje shiu.

Artikulli paraprak10 FAMILJE PA UJË TË PIJSHËM NË LAGJEN “PARTIZANI”
Artikulli tjetërPD SHKODER THIRRJE QYTETAREVE PER 8 DHJETORIN