
Aksi rrugor Rrëshen–Bukmir në Bashkinë Mirditë vijon të jetë i dëmtuar rëndë pas reshjeve të fundit, duke u bërë vështirësisht i kalueshëm për automjetet. Në disa segmente janë regjistruar shembje të konsiderueshme, të cilat kërcënojnë bllokimin e qarkullimit për banorët e zonës, pwrfshire dhe fshatrat e Njesise Administrative te Kaçinarit.
Për shkak të situatës së krijuar, Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe Prefekti i Qarkut Lezhë, Taulant Malshi, zbarkuan në terren për të parë nga afër dëmet dhe për të monitoruar ecurinë e punimeve. Ata vlerësuan punën që po zhvillohet nga ekipet e emergjencës dhe shërbimeve, të cilat po punojnë me mjete të rënda për të mbajtur rrugën të hapur dhe për të shmangur izolimin e fshatrave.
Rruga Rrëshen–Bukmir është tepër e rëndësishme për qarkullimin e qindra banorëve të Njësisë Administrative Kaçinar, të cilët varen nga ky segment për të lëvizur drejt qendrës urbane






