Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është drejt përfundimit dhe pritet të sjellë zhvillim të rëndësishëm në turizëm dhe ekonomi. Rruga e re shkurton distancën, duke reduktuar kohën e udhëtimit nga 1 orë e 20 minuta në 20 minuta. Banorët shprehen të kënaqur me investimin, duke theksuar se rruga do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë interesin e turistëve dhe si rrjedhojë do ndikojë në zhvillimin e bizneseve lokale.

Aksi panoramik ruan peizazhet natyrore të plazheve të Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit dhe lagunës së Vilunit, duke e kthyer zonën në një destinacion tërheqës turistik. Investimi ka sjellë rritje të ndjeshme të vlerës së pronave, ndërsa pritet të nxisë investime të reja në fushën e turizmit dhe hotelerisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të zonës.

Artikulli paraprakEKSPERTËT: AKULLI GLOBAL KA ARRITUR MINIMUMIN E TË GJITHA KOHËRAVE NË MUAJIN SHKURT
Artikulli tjetërLIGA UNIKE, VLLAZNIA-SIGAL PRISHTINA 88-57