
Rruga Shirokë-Zogaj është një nga investimet strategiike infrastrukturore që do t’i sjellë zonës shumë zhvillim.
Për ata që kanë investuar në bujtina dhe restorante në zonë dhe natyrisht për banorët ky është një investim i shumëpritur.
Ky projekt është financuar nga Qeveria Shqiptare dhe ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe kthimin në një pikë strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit.