Kalimi nën territorin administrativ të bashkisë së Shkodrës për fshatin Zogaj në vitin 2007  u shoqërua edhe me premtimin se rruga do të zgjerohej por që atëherë nuk është ndërmarrë asnjë investim në këtë drejtim.

Lagjja turistike Zogaj ndodhet 7 km larg Shkodrës ngjitur me zonën e Shirokës.Kjo lagje ka si lidhje të vetme me pjesën tjetër të qytetit vetëm një rrugë shumë të ngushtë gjarpëruese që nuk mundëson shkëmbimin e dy makinave me përjashtim të xhepave të rrugës rrëzë malit ku drejtuesit e automjeteve duhet të ndalen ose të ecin disa metra mrapa për ti hapur rrugë njëri-tjetrit. Mungesa e një rruge normale ka bërë që banorët e lagjes Zogaj ta ndiejnë veten të diskriminuar dhe të shkëputur nga qyteti i Shkodrës.Në të dy anët në disa segmente rruga ka krijuar ngushtime të thekuar si shkak I rritjes së shkurreve, por edhe rrëshqitjes së gurëvve nga mali Në kohë fushatash deputetë të dy qeverive i kanë premtuar banorëvë të lagjes Zogaj se rruga do të zgjerohet por pasi kanë marrë votat ata nuk duken më as për ti vizituar.Ndërsa për drejtuesit e mjeteve ky është një problem tejet shqetësues pasi rrezikohet jeta e njerëzve dhe masat që duhet ndërmarr janë urgjente sa nuk është vonë.Rruga e ngushtë njëkalimshe krijon një problem akoma më të madh sidomos për lëvizjen e autobusëve me turistë të cilët mbërrijnë deri në Shirokë dhe nuk lëvizin më tej për të shkuar në Zogaj vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe frikës që kanë pasi nuk e njohin terrenin.Pas rikonstruksionit dhe zgjerimit të rrugës së Shirokës, bashkia e Shkodrës duhet që të kërkojë një fond të vecantë për të siguruar një infrastrukturë më të mirë për këtë zonë e cila nëse do të përfshihej në ndonjë prjojekt përfundimi I saj do ti jepte më tepër mundësi zhvillimi kësaj zone turistike sic është lagjia Zogaj e cila vijon të lihet në harresë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNË DITËN E RINISË, NJË QËNDËR RINORE PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërKANALET KULLUESE NË ANËN E MALIT, FERMERËT BASHKËPUNUES