
Rruga Shirokë-Zogaj, po merr formë dita-ditës, dhe konsiderohet si një nga investimet strategjike infrastrukturore në veri të Shqipërisë.
Rruga është 6.5 kilometra e gjatë, ku 4.5 kilometra përbëjnë zgjerimin e rrugës ekzistuese përgjatë liqenit. Ndërkohë, by-pasi në qendër të fshatit Zogaj është një tjetër segment kyç që do të ndihmojë në qarkullimin më të lehtë dhe kthimin e zonës në një destinacion tërheqës turistik dhe ekonomik.


