Puna ne rrugen Shirokë – Zogaj po vijon me intensitet të lartë, duke e shndërruar në një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin rajonal të Shkodrës. Ky projekt i cili po realizohet me financim nga qeveria shqiptare, synon të përmirësojë infrastrukturën dhe të nxisë zhvillimin e turizmit në këtë zonë me potencial të madh natyror dhe kulturor.

Aktualisht në këtë segment me gjatësi 6.5 km po bëhet zgjerimi i rrugës në 4.5 m, gjithashtu po vendosen edhe tombino për shkarkimin e ujrave të reshjeve. Ndërkohë banorët vlerësojnë punimet që po realizohen.

Investimi i cili pritet të përfundojë në fund të këtij viti, është pjesë e projektit për rikualifikimin e liqenit të Shkodrës, ndërsa do të bëjë të mundur edhe lidhjen me Krajen përmes pikës doganore të Skjesë.

Artikulli paraprakBERISHA: NUK DO I PRANOJMË KURRË KËTO ZGJEDHJE!
Artikulli tjetërSULLTANE ÇELA, NJË JETË ME SHTIZA NË DUAR