Një ndër zonat më problematike përsa i përket infrastrukturës së dobët është Dobraçi i Ri, i cili prej vitesh nuk njeh investime në rrugë dhe rrugica. E tillë është edhe rruga “Teli”, e cila prej më shumë se 15 apo 20 vitesh, sipas banorëve, nuk ka parë asnjëherë ndërhyrje.

E gjithë gjatësia e kësaj rruge, e cila lidhet edhe me rrugica të tjera lë për të dëshiruar dhe është totalisht e mbuluar nga pellgjet me ujë. Premtimet nga politika nuk kanë munguar asnjëherë në këtë zonë në të gjitha fushatat elektrorale, sidomos në zgjedhjet lokale të 2015-ës. Banorët kërkojnë që këta premtime të realizohen pasi lëvizja është tejet e vështirë.

Stina e dimrit sjell problematika të mëdha në shumë zona të Shkodrës përsa i përket lëvizjes. Shirat japin një imazh krejt negative për shkak të mungesës së investimeve, sidomos në periferi.

Artikulli paraprakFUNDVITI, FESTË NË PS E SHKODRËS
Artikulli tjetërATMOSFERË FESTIVE NGA FËMIJËT E QKF NË PEDONALE