Mungesa e infrastrukturës ka bërë që çdo ditë banorët e kësaj zone të kena vështirësi. Rruga është tërësisht e amortizuar dhe me gropa e cila mjafton vetëm pak reshje shiu dhe mbushet me ujë. Në kushte të motit të keq kalimi bëhet shumë I vështirë për të gjithë aq më tepër për fëmijët.

Nga ana tjetër edhe kur koha është e mirë aty pluhuri bën që të mos lejojë banorët as të hapin dot dritaret e tyre. Por problematikat nuk mbarojnë me kaq në këtë rrugë pasi edhe hedhja e mbeturinave në çdo vend të mundshëm e ka kthyer zonën tashmë thuajse në një zonë depozitimi mbetjesh të ndryshme. Pamjet flasin qartë se prej shumë kohësh nuk janë pastruar këto mbetje të hedhura kudo gjë që mund të ndokojë ndjeshëm edhe në përhapjen e ndonjë sëmundjeje apo epidemie për banorët e zonës.

Ajo çfarë është edhe më ironike në këtë rrugë është edhe mungesa e kontenierëve për hedhjen e mbeturinave. Vënia dorë në këtë zonë si në restaurimin e rrugëve lidhese si në pastrimin e mbetjeve është një nevojë e domosdoshme. Kjo rrugë gjendet në periferi të lagjes “Skëndërbeg” të qytetit Shkodrës dhe për shkak edhe të dendësisë së banorëve të zonës nuk duhet lënë kurrësesi në këtë gjendje të mjerueshme që është aktualisht.

Artikulli paraprakNIS PUNA PËR PASTRIMIN E KANALIT KULLUES NË TRUSH
Artikulli tjetërPROJEKTI “GJUHË TË HUAJA TË APLIKUARA NË TURIZËM”