Është një nga ata rrugë që ka nevojë emergjente për ndërhyrje, dhe nëse prej vitesh premtimet nuk kanë munguar për sistemimin dhe asfaltimin e saj, asgjë nuk është bërë në terren.

Po flasim për rrugën “Vllaznimi” në afërsi të unazës lindore të qytetit të Shkodrës. Kjo rrugë është pothuajse e pakalueshme pasi e gjithë gjatësia e saj vazhdon të mbetet e mbuluar nga pellgjet e stërmëdha me ujë. Stina e shirave vështirëson tej mase kalimin, sidomos të këmbësorëve, të cilët janë të detyruar të kalojnë me vështirësi të madhe. Kjo rrugë është një ndër më problematiket në Shkodër, e cila përgjatë gjithë vitit vështirëson lëvizjen e banorëve për shkak të pellgjeve të mëdha me ujë.

Banorët janë ankuar disa herë për rregullimin e saj, por deri më tani askush nuk ka marrë mundimin t’i jap zgjidhje njëherë e mirë këtij probleme. Shirat në Shkodër shfaqin problematika të mëdha në infrastrukturë, shumë zona të qytetit kanë nevojë për ndërhyrje urgjente.

Artikulli paraprak“MERKATA E MISHIT”, TREGTARËT NË VËSHTIRËSI EKONOMIKE
Artikulli tjetërNDIHMA PËR FAMILJET NË HAJMEL