Kjo është rruga në fillim të unazës lindore në Shkodër. Gropa e krijuar si shkak i punimeve të pa përfunduara nga kompanitë e linjave të internetit pasi kanë bërë shtrimin e kabllove nëntoksorë është kthyer në një problem shqetësues për shoferët. Pas kamerave shoferët tregojnë se shpesh punimet e tilla bëhen edhe burim aksidenti në tenativë për të shmangur gropën.

Amortizimi nuk lë pa prekur edhe rrugët pranë qendrës së qytetit. Prej më shumë se tre javësh në rrugën pranë kishës Françeskane në Shkodër është krijuar një gropë. Një nga banorët që jeton aty shprehu shqetësimin e tij ndërsa kërkon riparimin e rrugës.

Një tjetër problem shqetësues që haset në rrugët e qytetit të Shkodrës është dhe disniveli i kapakëve të pusetave me asfaltin që shpesh sjellë vështirësi në qarkullim.

 

Artikulli paraprakQYTETARËT: “VODAFONE” PO NA VJEDH, NDËRRONI KOMPANI
Artikulli tjetërTRAFIKIMI I QËNIEVE NJERËZORE, UNICEF: 141 RASTE TË REJA