Policia Rrugore synon të mbulojë me radarë të lëvizshëm dhe automatikë, segmentet e akseve rrugore kombëtare të njohura si njolla të zeza, për shkak të numrit të lartë të viktimave të shkaktuara nga shpejtësia tej normave të lejuara.

Mes akseve të përzgjedhura hyn edhe Shkoder – Lezhe, Shkoder – Han i Hotit dhe rruga e Muriqanit. Projekti është në fazë studimi dhe se pari prek këto arterie por duke synuar të shtrihet me tej. Përmes vendosjes së këtyre radarëve pritet të shmanget edhe patrullimi i punonjësve të policisë në këto akse rrugore, me qëllim që gjoba t’i dërgohet në shtëpi drejtuesit të automjetit.

Radaret automatike dhe pikat e kontrollit do të jenë të padukshme. Aktualisht në qarkun Shkoder edhe pse bazuar ne statistikat e INSTAT ka një ulje të numrit të aksidenteve me pasoja, sërish shifrat mbeten shqetesuese. Gjobat nga ana e policisë rrugore kanë qënë të shumta ku kryesojne shpejtesia tej normave të lejuara, perdorimi celularit dhe rripi i sigurimit. Projekti ambicioz parashikohet të hyjë në zbatim nga mesi i vitit 2018, atehere kur fluksi eshte me i larte.

Artikulli paraprakMUZEU “OSO KUKA” KERKON INVESTIM
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRËS, KU ËSHTË TRANSPARENCA !