Autoriteti Rrugor i Veriut ka zhvilluar një mbledhje më të gjitha firmat që mirëmbajnë akset në këtë rajon dhe supervizorët pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut apo edhe rrëshqitja e dherave.

Drejtori Shkëlqim Sterkaj tregon se nënkontraktorët kanë tashmë edhe planin e masave që duhet ta zbatojnë. Drejtori Sterkaj tregon edhe zonat më problematike ku ka patur dëme duke përmendur Pukën dhe Tropojën. Pas mbledhjes së zhvilluar në drejtorinë rajonale të rrugëve drejtori Sterkaj është takuar edhe me ministrin e transporteve Sokol Dervishaj për të mos lejuar përkeqësimin e situatës në rrugët nacionale të veriut.