Reshjet e shiut në ditët e fundit kanë rritur intensitetin, përderisa edhe problematikat në akset rrugore nacionale kanë qenë më të larta. Megjithatë, aktualisht nuk paraqiten problematike këto lloj aksesh.

Sipas përgjegjësit të sektorit të mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Rajonit Verior të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Zef Gjergji, ka patur reshje dëbore në Pukë, por situata paraqitet e qetë dhe rrugët janë të kalueshme. Firmat kontraktore janë në terren dhe vijojnë punën pa probleme. Aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë ka patur trashësi dëbore deri në 30 cm, megjithatë janë zgjidhur problematikat dhe lëvizja është e lirë. Ndërkohë, edhe pse rruga e Thethit nuk është përgjegjësi e ARRSH, kjo e fundit në raste emergjente pritet të ofroj ndihmë me makineri.

Nga Qafë Qela deri në Pukë ka patur probleme edhe me rrëshqitje të dherave dhe shkëmbinjve, megjithatë, sipas Gjergjit, është kujdesur që gjithçka të jetë në rregull.

Artikulli paraprakBIZNESI KA VËSHTIRËSI NË GJETJE SPECIALISTËSH
Artikulli tjetërMARSHIMI PËR MARRËVESHJEN E DETIT