Mungesë sinjalistike horizontale dhe vertikale, rrethrrotullime të papritura, rrugë pa ndriçim, mbikalime të rrezikshme. Kjo është panorama e akseve nacionale në Shqipëri.Nga dalja e Tiranës deri në Qafën e Kasharit konstatohen gjysmësferat e betonit dhe pemët që janë shumë afër rrugës. Nëse një mjet do të humbas drejtimin, nga pjesa anësore do të përfundoj te pema shprehet eksperti Sulcce. Kurse vetë kthesa e Kasharit është një “njollë e zezë” te e cila trajktoret e mjeteve ndërfuten në shumë drejtime, gjë e cila është burim aksidenti dhe kërkon një zgjidhje teknike të menjëhershme.

Ajo që të ben përshtypje është se në rrugën e aeroportit në afërsi të Rinasit sinjalistika kundërshton vetveten.

Në sinjalistikën vertikale lajmërohet se nuk lejohet parakalimi, ndërsa sinjalistika horizontale me vija të ndërprera pohon të kundërtën, që lejohet parakalimi. Rruga Lezhë – Shkodër është më problematike dhe më e ngarkuar përsa i përket “njollave të zeza”, pasi të gjitha daljet janë përpendikulare. Kjo në pamje duket rrugë e mirë, por është shumë e rrezikshme shton Sulcce.

Por ndërhyrje emergjente sipas ekspertit kërkon Kthesa e Fishtës, që është një kryqëzim në nivel dhe përpendikulare. Edhe vendosja gardrelit në këtë pjesë të aksit nuk është sipas ligjit dhe është nevoja për ishuj trafiku. Një zgjerim i rrugës do të ishte zgjidhje, pasi do të eleminonte aksidentet përfundon inxhinieri .

Artikulli paraprakSHPËRBLIMET E FUNDVITIT, NIS SOT SHPËRNDARJA
Artikulli tjetër120 PUNONJËS ME PAGË 650 USD, RAMA JEP LAJMIN E MIRË