Departamenti i Arteve organizoi aktivitetin artistiko-akademik “Rrugëtim drejt muzikës bashkëkohore”, një performancë e hapur që solli në skenë interpretimin e veprave muzikore klasike dhe kontemporane nga pedagogë dhe studentë të Departamentit të Arteve.
Aktiviteti kishte si synim të krijojë një hapësirë dialogu artistik dhe shkencor ndërmjet traditës muzikore klasike dhe gjuhës bashkëkohore të performancës dhe krijimtarisë muzikore.
Rektori Gjuraj i bëri thirje edhe njëher të rinjëve që ti bashkohen universitetit “Luigj Gurakuqi” e departamentti të arteve për ndjekjen e arsimit të lartë.
Ky aktivitet erdhi në kuadër të angazhimit të Departamentit të Arteve për promovimin e edukimit artistik, zhvillimin e kulturës performative dhe krijuese profesionale, si edhe për afrimin e studentëve, pedagogëve, muzikantëve dhe artdashësve me praktikat bashkëkohore të interpretimit dhe krijimit muzikor.

Artikulli paraprakMESHË PËRKUJTIMORE NË PENTAR PËR AT NIKOLL KOLAJ
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN LEZHË–SHKODËR, PLAGOSET DREJTUESI I MOTORRIT