Rrugica e Anamlave ose “Sami Repishti” me emërtimet e reja prej vitesh ndodhet e amortizuar.

Aty janë krijuar gropa të mëdha të cilat mbushen me ujë duke qenë një shqetësim për banorët e zonës. Banorët thonë se kanë vështirësi që të qarkullojnë aty. Ndër vite kanë marrë premtime nga më të ndryshmet por ende rrugica e Anamalve nuk është rikonstrukuar kërkesë e banorëve të cilët përveç asfaltit duan edhe kanalizimet të cilat mungojnë. Janë afro 400 banorë që përshkohen në atë rrugicë dhe sidomos në stinën e dimrit lëvizin me vështirësi për shkak të gropave me ujë.

Artikulli paraprak“POEZIA DHE EROSI”, AKTIVITET KULTUROR NGA “EKO MENDJE”
Artikulli tjetërSHKODRA PËRKUJTON 14 JANARIN, LËVIZJEN ANTIKOMUNISTE