“Rrugicat që kërkonin diell” ishte një film i kinostudios “Shqipëria e re” i vitit 1975, që duket se mund të krahasohet fare mire me realitetin e rrugës “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ku “regjisore” është vetë bashkia e këtij qyteti.

Kjo rrugë ka disa netë që është në errësirë totale dhe pret ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj situate. Mungesa e ndriçimit gjatë orëve të mbremjës, është një problem jo vetëm për këtë rrugë, por edhe për pjesë të tjera të qytetit. Me gjithë premtimet e bashkisë, nuk është gjetur ende një mënyrë për zgjidhjen përfundimtarë të këtij problemi. Nuk dihët nëse kjo errësire vjen si pasojë e ndonjë problemi në rrjetin elektrik në këtë zone apo është thjesht neglizhencë institucionesh për të ndërhyre. Jashtë kameras së Star Plus, banorët e kësaj zone thonë se kërkojnë rikthimin e ndriçimit, pasi kalimi nëpër këtë rrugë gjatë natës bvëhet mjaft I vështirë. Pyetja që lind natyrshëm në të tilla raste është se neës kjo gjë ndodh në qendër të qytetit të Shkodër, si mund të jetë situate në zonat periferike që bashkia ka nën administrim?!

Artikulli paraprakSHKODRA PËRFSHIHET NGA RESHJET, KUJDES NË LËVIZJE
Artikulli tjetërXHUDO, SHQIPTARËT MEDALJE NË DY TURNE NDËRKOMBËTAR