Blutë e Shkodrës kanë zbarkuar në rrugë, për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurise per drejtuesit te mjeteve.

Ky eshte aksioni qe policia rrugore e Shkodres ka nisur prej 24 oresh, ne te gjitha kryqezimet kryesore te qytetit por jo vetem. Sipas njoftimi te policise se Shkodres behet me dije se Në zbatim të planit të masave të hartuar nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për kontrollin e mjeteve që qarkullojn me xhama të errësuar e të pa homologuar si dhe përdorimin e rripit të sigurimit, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë janë ushtruar kontrolle dhe janë marrë këto masa administrative:

Janë vendosur 140 masa Administrative gjobë Janë dërguar për shqyrtim në OASH 38 drejtues mjeti nga këto:

23 drejtues mjetesh për përdorim të xhamave të errësuar
12 drejtues mjetesh për mos përdorim të rripit të sigurimit
3 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme.